Shumë persona ndihen të lodhur edhe pas gjumit të mjaftueshëm, pa pasur sforcim fizik gjatë ditës. Sipas shpjegimeve, kjo gjendje shpesh lidhet më shumë me stresin mendor dhe ngarkesën emocionale sesa me lodhjen fizike.
Edhe kur trupi pushon, mendja mund të vazhdojë të jetë aktive me shqetësime, mendime dhe presion të përditshëm, gjë që konsumon energji.
Ekspertët theksojnë se stresi i vazhdueshëm mund të çojë në rritjen e hormoneve si adrenalina dhe kortizoli, duke shkaktuar ndjenjë lodhjeje dhe mungesë energjie.
Po ashtu, emocionet e shtypura si ankthi apo shqetësimi mund të ndikojnë në gjendjen fizike pa u vënë re menjëherë.
Për rikuperim, rekomandohen pushimi cilësor, shëtitjet, kufizimi i përdorimit të telefonit dhe aktivitetet relaksuese që ndihmojnë qetësinë mendore.




