Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur emërimin e Kryesisë së re të partisë, pas vendimit të Kuvendit të mbajtur më 31 janar dhe konsultimeve të brendshme të kryetarit Lumir Abdixhiku.
Sipas njoftimit, Kryesia e re synon forcimin e organizimit të brendshëm, përfaqësimin e strukturave dhe rritjen e efikasitetit në vendimmarrje.
Në përbërje janë përfshirë figura nga nivele të ndryshme të partisë, ndërsa LDK ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë edhe plotësime të tjera të Kryesisë.
Partia thekson se ky hap është pjesë e procesit të riorganizimit dhe fuqizimit të brendshëm politik.





