Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se vendi po shënon rritje të shpejtë në sektorët e shërbimeve BPO dhe TIK, të cilët aktualisht punësojnë mbi 47 mijë persona.
Gjatë një tryeze të organizuar nga ABSL Kosovo, ai bëri të ditur se mbi 11 mijë biznese janë aktive në ekonominë digjitale, ndërsa qarkullimi në këtë sektor ka arritur rreth 2 miliardë euro në vitin 2025, me rritje mesatare prej 16%.
Kurti theksoi se 78% e të ardhurave vijnë nga tregjet ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova po eksporton gjithnjë e më shumë aftësi dhe njohuri, ndërsa potenciali i të rinjve mbetet një nga asetet kryesore të vendit.




