Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Zhegocit, duke nderuar kontributin e Zonës Operative të Karadakut dhe të rënët për lirinë e vendit.
Ai tha se sakrifica e tyre solli fitoren për lirinë dhe theksoi se gjatë asaj periudhe janë sulmuar edhe civilë në Sllovi të Lipjanit dhe në Mitrovicë.
Haradinaj u zotua se përpjekjet për drejtësi do të vazhdojnë deri në ndëshkimin e përgjegjësve.
“Lavdi e përjetshme”, u shpreh ai.




