Policia në Skenderaj ka realizuar një bastisje pas informatave se një person kishte ekspozuar armë në rrjete sociale.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar pesë armë, përfshirë tri pistoleta dhe dy armë të gjata, si dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe rastit po i vazhdohet hetimi në procedurë të rregullt.






