Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me ecurinë e projektit të Parkut Solar 100 MW në Kosovë, duke kërkuar transparencë nga Qeveria e Kosovës për statusin e tij.
Ai tha se ky projekt është me rëndësi të madhe në kontekstin e krizës energjetike dhe se institucionet duhet të sqarojnë nëse ai po ecën sipas planit apo ka ngecur.
Muharremi iu referua edhe raportimeve mediatike që, sipas tij, tregojnë mungesë të zhvillimeve konkrete në terren, duke ngritur shqetësime për realizimin e projektit.
Ai kërkoi përgjigje të menjëhershme nga qeveria, duke theksuar se çdo vonesë apo dështim i mundshëm do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin energjetik dhe në ekonomi.




