Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar Merkur Smajlajn për përfshirjen në listën prestigjioze të Forbes “30 Under 30 Europe 2026”.
Smajlaj është vlerësuar për punën e tij në fushën e ruajtjes së hidrogjenit dhe inovacionit në energjinë e pastër, si pjesë e startup-it austriak “HydroSolid”.
Ai është përgjegjës për kërkim-zhvillimin e teknologjisë që synon ruajtjen më të sigurt dhe më efikase të hidrogjenit, me presion dukshëm më të ulët se metodat tradicionale, duke ndihmuar në uljen e emetimeve të CO₂.
Smajlaj ka marrë pjesë edhe në projekte të Bashkimit Evropian në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare si Stellantis dhe Boeing.//EO//




