Edon Zhegrova po kalon një periudhë të vështirë te Juventusi, ku ka shumë pak hapësira për lojë.
Në pesë ndeshjet e fundit, ai është aktivizuar vetëm për dy minuta, ndërsa në disa takime të tjera ka mbetur në stol pa u futur fare në lojë.
Nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, konkurrenca në repartin ofensiv është e fortë dhe kosovari aktualisht nuk është pjesë e rregullt e formacionit.
Mungesa e minutave po ndikon në formën dhe vazhdimësinë e tij, ndërsa në verë nuk përjashtohet mundësia e largimit për të kërkuar më shumë hapësirë.
Gjatë këtij sezoni, Zhegrova ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat, me 447 minuta në total, pa gola dhe asistime.




