Kafja e mëngjesit është bërë pjesë e pandashme e rutinës ditore për shumë njerëz, por ekspertët sugjerojnë kujdes në mënyrën dhe kohën e konsumimit të saj.
Sipas studimeve, ndonëse kafeja sjell përfitime si rritja e energjisë dhe përmirësimi i përqendrimit, ajo mund të ketë edhe efekte negative nëse konsumohet në mënyrë të gabuar.
Shumë persona e nisin ditën me një filxhan kafeje të zezë, shpesh pa konsumuar më parë ushqim.
Megjithatë, rekomandohet që kafeja të pihet të paktën një orë pas zgjimit dhe jo në stomak të zbrazët.
Arsyeja lidhet me nivelin e lartë të kortizol në mëngjes, i cili ndikon në ritmin biologjik të trupit. Konsumimi i menjëhershëm i kafesë mund të ndërhyjë në këtë proces natyror.
Gjithashtu, pirja e kafesë në stomak bosh mund të shkaktojë shqetësime si urth, fryrje dhe, në raste të caktuara, edhe të vjella.
Ekspertët këshillojnë që para konsumimit të kafesë të merret të paktën një vakt i lehtë, si një fetë bukë. Nëse kjo nuk është e mundur, rekomandohet që kafeja të konsumohet me qumësht për të zbutur efektet e saj në organizëm.




