Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Në takim është diskutuar procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, përfshirë reformat e nevojshme dhe linjëzimin e politikës së jashtme me BE-në.
Po ashtu, është folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.//EO//




