Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim drejtorin gjeneral të burgjeve në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Holandës, Erik de Borst, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi është nënshkruar pranim-dorëzimi i një donacioni prej dy automjetesh të tipit “kombi” për Policinë Kufitare, të dhuruara nga pala holandeze.
Hoxha ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm nga partnerët ndërkombëtarë, duke e cilësuar këtë si dëshmi të marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale.




