Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2831 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 19 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.
Sa i përket aksidenteve në trafik, janë raportuar 13 raste me të lënduar, si dhe 32 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.




