Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, duke paraqitur gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me persona të lënduar dhe 31 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,319 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme.
Po ashtu, janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.




