Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë asnjë kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pasi asnjëri prej tyre nuk ka siguruar votat e nevojshme në raundin e katërt të votimit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se procesi duhet të rifillojë me rishpalljen e konkursit.
Ajo u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për hapjen e një thirrjeje të re për propozimin e kandidatëve.
Në votimin e fundit, Emine Avdyli Pozhari mori 60 vota, Jonida Xhafa 62 vota, ndërsa Flamur Mrasori 51 vota, pa arritur pragun e nevojshëm për zgjedhje.




