Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se Kosova ka zgjedhur dhe rizgjedhur një pushtet që, sipas tij, është jodemokratik dhe po e çon vendin drejt përkeqësimit të treguesve demokratikë.
Ai ka thënë se vendi është kapluar nga një paralizë e përgjithshme shoqërore, politike dhe ekonomike, për të cilën fajëson klasën politike.
Hamiti ka bërë thirrje që qytetarët ta refuzojnë, siç e quan ai, këtë kulturë antidemokratike që po instalohet në Kosovë.




