Ish-Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrat e Poklekut dhe Çikatovës, duke theksuar se viktimat, përfshirë edhe fëmijë, u ekzekutuan dhe u dogjën gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ka thënë se këto ngjarje dëshmojnë krimet e rënda të kryera gjatë luftës dhe se kujtesa për to nuk duhet të harrohet kurrë.
Osmani ka shtuar se në përvjetorin e këtyre masakrave nderohen të gjithë martirët e lirisë.




