Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrat e 17 prillit 1999 në Poklek të Drenicës dhe në Çikatovë të Vjetër, ku sipas tij forcat serbe vranë dhjetëra civilë shqiptarë, përfshirë gra, pleq dhe fëmijë.
Ai theksoi se edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga përgjegjësit e këtyre krimeve nuk është ndëshkuar, duke kërkuar drejtësi për viktimat e luftës.
Haradinaj nderoi të rënët duke thënë “Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”.




