Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar mënyrën e procedimit të projektligjit për energjinë në Kuvend, duke thënë se ai është sjellë në procedurë të përshpejtuar dhe jo në formë të rregullt.
Hamza u shpreh se ligji ka mundur të vijë më herët për shqyrtim dhe se deputetëve po u kufizohet mundësia për debat dhe kontribut.
Ai paralajmëroi se vonesat mund të sjellin pasoja financiare për vendin, duke shtuar se përgjegjësia për situatën bie mbi Qeverinë.




