Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për përpjekjet që, sipas tij, synojnë të dëmtojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vend.
Ai tha se këto veprime mund të vijnë si rezultat i qëllimeve të gabuara apo gabimeve të paqëllimshme, duke theksuar nevojën për kujdes dhe dialog.
Kurti shtoi se Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me bashkësitë fetare dhe se përpjekjet për prishjen e harmonisë kanë dështuar në të kaluarën dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen.




