Juristja shqiptare Rudina Jasini nuk është më pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit në procesin gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.
Vendimi për ndërprerjen e kontratës është marrë më 27 mars nga udhëheqësi i mbrojtjes, Geoffrey Roberts, ndërsa angazhimi i saj përfundoi zyrtarisht më 7 prill 2026.
Jasini, profesoreshë në Oksford dhe eksperte e së drejtës penale ndërkombëtare, ishte e angazhuar për rreth pesë vite në këtë proces. Ajo më herët e kishte cilësuar gjykimin si “teatër absurditeti” dhe përpjekje për rishkrim të historisë së luftës në Kosovë.




