Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, ka përfunduar karrierën e saj mbi 30-vjeçare në sistemin e drejtësisë, duke arritur moshën e pensionimit.
Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, i ndau mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, veçanërisht gjatë 16 viteve në këtë institucion.
Daka u nderua gjithashtu edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku u vlerësua për kontributin e saj në zhvillimin e drejtësisë dhe angazhimin në institucione të rëndësishme, përfshirë edhe drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dy mandate.




