Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në konferencën “Global Progressive Mobilisation (GPM) 2026” në Barcelonë, së bashku me përfaqësuese të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai bëri të ditur se kjo konferencë bashkon partitë politike, organizatat shoqërore dhe aktivistët progresistë nga e gjithë bota, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për bashkimin e së majtës ndërkombëtare.
Kurti theksoi nevojën për bashkëpunim dhe koordinim përballë sfidave globale, si prapakthimi demokratik, luftërat dhe krizat ekologjike, duke shtuar se e majta duhet të gjejë terren të përbashkët për veprim përtej kufijve kombëtarë.






