Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në Stadiumin Fadil Vokrri, në prag të përballjes së dytë ndaj Bullgarisë në kuadër të Ligës C për kualifikimet e Botërorit 2027.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, ndeshja do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.
Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka punuar me ekipin në detaje taktike, me synimin që skuadra të paraqitet edhe më e konsoliduar se në ndeshjen e parë në Sofje.
Atmosfera në kampin e “Dardaneve” raportohet të jetë shumë pozitive, ndërsa futbollistet janë të motivuara për të siguruar fitoren e radhës.




