Rusia ka ndërmarrë një nga sulmet më vdekjeprurëse të këtij viti ndaj Kiev dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, duke lënë të paktën 17 persona të vrarë, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, si dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas autoriteteve, sulmet janë kryer gjatë natës me dronë dhe raketa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe objekte civile.
Ndërkohë, edhe në Rusia është raportuar për viktima pas një sulmi me dronë ukrainas në portin e Tuapse, ku kanë humbur jetën dy persona, përfshirë një vajzë 14-vjeçare, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.
Autoritetet ruse njoftuan se sulmi shkaktoi edhe një zjarr të madh në zonën e portit, një pikë kyçe për eksportin e naftës, qymyrit dhe plehrave kimike.




