Princi Harry ka folur për humbjen e nënës së tij, Princeshës Diana, gjatë një aktiviteti bamirësie në Australi, ku ishte i pranishëm me Meghan Markle.
Ai tha se përballja me pikëllimin është e domosdoshme dhe se zia nuk largohet duke u injoruar. Harry shtoi se përvoja personale dhe presioni publik e kanë bërë të vështirë procesin e përballimit të dhimbjes, ndërsa kërkimi i ndihmës është, sipas tij, shenjë force.




