Prokurorja e rastit ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, duke theksuar se provat e administruara e vërtetojnë fajësinë e tyre dhe se nuk ka rrethana lehtësuese.
Sipas saj, vrasja është planifikuar nga Naim Murseli, është kryer nga Granit Plava, ndërsa Kushtrim Kokalla ka pasur rol në organizim dhe sigurim të mjeteve.
Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal për të tre të akuzuarit.




