Në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasur tensione mes kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala, pasi ky i fundit kërkoi të fliste pa iu dhënë fjala.
Haxhiu i kërkoi Shalës të ulej, duke theksuar se fjala jepet vetëm me radhë dhe sipas procedurës, ndërsa më pas fjala iu dha kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.




