Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë duke thënë se inflacioni në Kosovë ka kaluar mbi 6% dhe po vazhdon me trend rritës, duke rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve.
Ai ka deklaruar se qeveria nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të stabilizuar çmimet dhe se, sipas tij, reagimet kanë qenë kryesisht deklarative dhe jo praktike.
Shala ka theksuar se mungesa e rezervave shtetërore të naftës dhe moszbatimi i politikave fiskale kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike në vend.
Sipas tij, duhet rritur investimi në sektorin prodhues vendor dhe të forcohen politikat fiskale për të ulur varësinë nga importet, në mënyrë që të stabilizohet ekonomia dhe të lehtësohet barra mbi qytetarët.




