Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një të dyshuari për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas tij, i arrestuari është Stefan Raduloviq, i kërkuar për lidhje me sulmin e ndodhur në këtë zonë, i cili kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit.
Sveçla theksoi se “terroristët nuk kanë vend në Kosovë dhe nuk do t’i ikin përgjegjësisë”, duke shtuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë veprimet për kapjen e të gjithë të dyshuarve.
Ai deklaroi gjithashtu se “koha e tolerancës ka përfunduar” dhe se veprimet do të vazhdojnë në funksion të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.




