Në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit.
Në këtë aktivitet përkujtimor, ajo ishte e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Homazhet u zhvilluan në nderim të dëshmorëve të kryeqytetit, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.//EO//




