Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, përfaqësues institucionalë kanë bërë homazhe në Velani, duke nderuar sakrificën e të rënëve për liri.
Gjatë aktivitetit përkujtimor, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe dokumentimit të krimeve të luftës.
Ai u shpreh se, ndonëse vendi ka arritur lirinë dhe pavarësinë, drejtësia për viktimat ende nuk është vënë në vend. Sipas tij, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkretë, përfshirë ngritjen e padive ndaj Serbisë, me qëllim që të kërkohet përgjegjësi për krimet dhe drejtësi për të rënët.
Të pranishmit theksuan se përkujdesja për trashëgiminë e luftës dhe mbrojtja e vlerave të saj mbeten detyrim i përhershëm për shoqërinë dhe institucionet.//EO//




