Ushtarët e Ekipit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), në kuadër të Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar një donacion për Komunën e Junikut.
Donacioni përfshin një sistem të vëzhgimit me video, i cili pritet të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve ekzistuese dhe në përmirësimin e monitorimit të sigurisë në zonë.
Sipas njoftimit, kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me institucionet lokale, me qëllim forcimin e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët e Kosovës.






