Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Ribar të Vogël të Lipjanit, në nderim të martirëve të 18 prillit 1999, duke kujtuar viktimat civile dhe dëshmorët e rënë gjatë luftës në Kosovë.
Ai tha se ajo ditë përfaqëson një nga krimet më të rënda ndaj popullsisë civile, ku u vranë dhjetëra persona të pafajshëm, përfshirë edhe fëmijë e të moshuar, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.
Haradinaj përkujtoi edhe viktimat dhe dëshmorët e tjerë të rënë në rajone të ndryshme të vendit, duke theksuar se prilli i vitit 1999 mbetet një nga periudhat më të dhimbshme të luftës.
Sipas tij, liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe kjo obligon ruajtjen dhe forcimin e shtetit çdo ditë.
Në fund, ai ka nderuar të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës.





