Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përkujtuar Zahir Pajazitin në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, duke vlerësuar sakrificën e tij dhe të bashkëluftëtarëve për lirinë e vendit.
Ai tha se Kosova po vazhdon zhvillimin e saj në drejtimin e duhur, me fokus të veçantë në forcimin e kapaciteteve të ushtrisë, duke u bazuar në trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Maqedoncit, ndërtimi dhe fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës po bëhet mbi themelet e sakrificës për liri dhe historisë së luftës çlirimtare.
Në fund, ai nderoi të gjithë dëshmorët e kombit dhe të Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e kujtimit të tyre në rrugën e shtetndërtimit.//EO//




