Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se në kuadër të takimeve informuese dhe mobilizuese lidhur me kërkesat e veteranëve, Kryesia Qendrore ka zhvilluar një takim me degën e Malishevës.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë kërkesa për ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, si dhe realizimi i të drejtave që u takojnë veteranëve me ligj.
Sipas njoftimit, dega e Malishevës ka shprehur gatishmëri dhe mbështetje të plotë për këto kërkesa.





