Me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama, së bashku me ish-komandantë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Velani.
Gjatë ceremonisë përkujtimore, Rama theksoi rëndësinë e nderimit të sakrificës së dëshmorëve, të cilët, sipas tij, luftuan për lirinë, paqen dhe demokracinë që sot e gëzon vendi.
“Sot jemi mbledhur së bashku me komandantë dhe familje të dëshmorëve për të nderuar sakrificën e madhe të heronjve tanë, që dhanë gjithçka për liri, paqe dhe demokraci. Si çdo vit, edhe këtë herë kemi ardhur për të shprehur respektin dhe mirënjohjen tonë për ta dhe për familjet e tyre”, u shpreh Rama.
Aktivitetet përkujtimore në Prishtinë zhvillohen çdo vit më 18 prill, në nderim të dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit.




