Inspektorati i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrollesh në disa qytete të Kosovës, me fokus në sektorët që paraqesin rrezik të lartë për sigurinë e punëtorëve.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 48 orëve të fundit janë realizuar gjithsej 72 inspektime. Si rezultat, janë marrë masa për ndalimin e punimeve në 34 raste, janë dhënë 2 leje për vazhdim të punës, ndërsa janë evidentuar edhe 22 vërejtje dhe 16 raste pa shkelje.
Kontrollet janë zhvilluar në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Fushë Kosovën, Ferizajn, Gjilanin, Mitrovicën dhe Lipjanin.
Ky aksion synon të rrisë nivelin e sigurisë në vendet e punës dhe të sigurojë zbatimin e standardeve ligjore nga ana e punëdhënësve.




