Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Pataqan, në komunën e Klinës, ku janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.
Autoritetet përkatëse pritet të dalin me detaje shtesë lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.




