Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pas mesnate në një nënkalim në qytetin Völklingen, në jugperëndim të Gjermania, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi pak pas orës 00:00. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën për arsye sigurie dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ai të ketë lidhje me ndonjë aktivitet kriminal.
Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se aktualisht nuk ekziston më rrezik për sigurinë publike.
Völklingen është një qytet me rreth 40 mijë banorë, i vendosur pranë kufirit me Franca.




