Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 18 prill 2026.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.74 euro për litër.
Benzina është caktuar në 1.42 euro për litër, që paraqet një ulje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme, kur ishte 1.43 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, në 0.88 euro për litër.




