Në një fshat të komunës së Pejës është zbuluar një laborator për prodhimin e narkotikëve, ku është gjetur edhe një sasi e konsiderueshme droge.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë anti-drogë të Policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e krimeve të rënda.
Sipas tij, rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe pritet të ketë arrestime në lidhje me këtë veprimtari kriminale.




