U.d. presidentja dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
Ajo ka vlerësuar lart kontributin e dëshmorëve, duke theksuar se sakrifica e tyre ka mundësuar çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Haxhiu tha se institucionet e vendit kanë obligim të ruajnë dhe nderojnë veprën e tyre, si dhe të angazhohen për ndërtimin e një shteti me barazi, drejtësi dhe zhvillim ekonomik.
Sipas saj, dëshmorët kanë dhënë gjithçka për lirinë që gëzohet sot dhe kujtimi për ta duhet të mbetet i përhershëm.




