Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja për shkak të, siç tha ai, insistimit të kryeministrit Albin Kurti për të mbajtur të gjitha pozitat kryesore shtetërore.
Përmes një reagimi publik, Azemi theksoi se procesi për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin është zvarritur për javë të tëra, duke akuzuar mungesë vullneti për kompromis dhe ndarje të pushtetit.
Ai shtoi se një qasje e tillë, sipas tij, rrezikon të bllokojë funksionimin e institucioneve dhe e cilësoi si arrogancë politike, jo si kompromis.




