Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pas takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Azemi kritikoi refuzimin e ofertës nga Abdixhiku, duke thënë se një qëndrim i tillë mund të sjellë përgëzime edhe nga Lista Serbe dhe figura të tjera publike.
Në një reagim publik, ai theksoi se oferta për bashkëpunim përfshinte poste të rëndësishme qeveritare, ndërsa e cilësoi të papranueshme mënyrën e refuzimit dhe komunikimit nga ana e Abdixhikut.




