Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për disa skema sociale dhe pensionale.
Sipas njoftimit, pagesat përfshijnë veteranët, pensionet e përkohshme të lidhura me Trepça Sh.A, si dhe pensionet familjare.
Nga këto skema kanë përfituar 39 mijë e 34 veteranë, 813 pensionistë të pensioneve të përkohshme dhe 2 mijë e 409 përfitues të pensioneve familjare.




