Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë.
Sipas saj, seanca e parë do të mbahet të enjten në orën 10:00, ndërsa dy të tjera të premten, ku njëra do të jetë solemne në nder të kongresistit amerikan Eliot Engel.
Në seancën solemne do të përkujtohet kontributi i Engel, ndërsa në seancat e tjera do të trajtohen projektligje, marrëveshje ndërkombëtare dhe raportet e bordeve si ai i RTK-së dhe KPM-së.
Haxhiu theksoi se janë dhjetë projektligje që pritet të kalojnë në lexim të dytë, si dhe disa pika të tjera të rendit të ditës.




