Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimet me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për çështje parimore, por vetëm për, siç u shpreh ai, pazare politike.
Në Debat Plus të Dukagjinit, Abdixhiku ka thënë se ka tentuar të zhvillojë diskutime për bashkëpunim dhe progres, por sipas tij, bisedimet kanë mbetur në nivel interesash politike.
Ai ka shtuar se nuk udhëhiqet nga pazaret politike, por nga parimet dhe interesi i Kosovës.




