Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ku të akuzuarit u dënuan me burgime të rënda.
Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley, ka vlerësuar aktgjykimin si sjellje të drejtësisë dhe përgjegjësi për një krim që ka tronditur opinionin publik në Kosovë.
Në reagim theksohet se vendimi dërgon mesazh të qartë kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit, si dhe riafirmohet mbështetja për institucionet e Kosovës në forcimin e drejtësisë dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.




