Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.
Rasti ishte raportuar më 26 janar 2026 nga pronari i një shtëpie në rrugën “Ndue Përlleshi”, i cili jeton përkohësisht në SHBA.
Ai kishte deklaruar se nga një kasafortë në banesën e tij ishin marrë mbi 176 mijë dollarë amerikanë dhe 3,750 euro.
Pas hetimeve disa mujore nga njësitet rajonale, më 21 prill 2026 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ajo është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.




