Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit gjyqësor që i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademaj.
Ajo ka theksuar se për rastin e vrasjes së rëndë të Liridona Ademaj, drejtësia është dhënë me dënimin më të rëndë, duke shtuar se megjithëse drejtësia mund të vonojë, ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë.
Deliu ka shprehur ngushëllime për familjen, duke theksuar se viktima duhet të prehet në paqe.




